Frikë nga shpërthimi i vullkanit, nis evakuimi i banorëve
Rreth 100 mijë banorë në ishullin Bali të Indonezisë janë urdhëruar që të evakuohen nga frika e shpërthimit të vullkanit në malin Agung.
Autoritetet indoneziane kanë shpallur nivelin më të lartë të gjendjes së emergjencës dhe kanë zgjeruar rrezen e zonës së rrezikut nga vullkani. Aeroporti i ishullit është mbyllur për shkak të tymit dhe hirit vullkanit që ka arritur në lartësi deri në 3400 metra mbi lartësinë e malit.
Zyrtarët vendas kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg shkëmbinjve dhe zonave të tjera të rrezikshme. “
Potenciali për një shpërthim më të madh është i mundshëm”,
thuhej në një deklaratë të autoriteteve. /
tvklan.al