FRPD pret Ramën me protestë
Të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike e pritën me pankarta në duar Kyeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Elbasan.
Ata dolën më parrulla, ku e cilësonin Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe ish-Ministrin Tahiri, si ‘Pashallarë të Drogës’.
Partia Demokratike tha se policia në shkelje të ligjit, largoi protestuesit dhe sekuestroi pankarta e tyre.
Sipas selisë blu qytetarët protestuan paqësisht, por një kordon i policisë kishte rrethuar gjatë gjithë kohës takimin e Kryeministrit me administratën.
Tv Klan