Fshati “fantazmë” drejt rishfaqjes
Një fshat i “humbur” mesjetar mund të rishfaqet nga ujërat e një liqeni artificial në Itali. Kjo pas raportimeve se rezervuari që mban fshatin e fundosur të Fabbriche di Careggine do të thahet.
Mbetjet arkeologjike të fshatit thuhet se janë nën ujërat e liqenit artificial Vagli që prej vitit 1953, kur u ndërtua diga.
Megjithatë ato rishfaqen kur liqeni thahet gjatë punës për mirëmbajtjen e tij. Kjo gjë ndodhi për herë të fundit 26 vjet më parë, në 1994.
Në një postim në rrjetet sociale, pak kohë më parë, Lorenza Giorgi, vajza e ish-kryebashkiakut të zonës shkruajti: “Do ju informoj se nga disa burime di që vitin e ardhshëm, në 2021, Liqeni Vagli do të boshatiset”.
Fshati në fjalë thuhet se daton rreth shekullit të 12 ose 13. Ai u evakuua në vitin 1947, 7 vjet përpara se të përmbytej./tvklan.al