Fshati ku mbillet luledielli prej 50 vitesh


Fshati ku mbillet luledielli prej 50 vitesh

22:32 04/09/2019

Pjesa më e madhe e sipërfaqeve bujqësore në Tërbuf  të Lushnjës prej 50 vitesh mbillet me luledielli. Puna për prodhimin e farave është e vështirë, por shumë fermerë e mbjellin këtë bimë.

Tani bëhet vjelja e lulediellit. Kultivuesit ngrihen që herët në mëngjes për ta mbledhur.

Gjithë procesi i vjeljes kryhet me duar, ndërsa vetëm transporti i tyre bëhet me mjete. Pas vjeljes farat thahen në lëmin e fshatit të ndërtuar para viteve 90.

Ky vit nuk ka qenë shumë produktiv për shkak të motit të keq.

Problem për kultivuesit e lulediellit mbetet çmimi i ulët i tregtimit.

Rreth 500 ha sipërfaqe mbillet në luledielli në Lushnjë dhe Divjakë dhe nga to nxirret 1 000 ton fara.

Klan Plus






Të ngjashme