Fshati Lazarat, Speciale – (14 Maj 1999)


Fshati Lazarat, Speciale – (14 Maj 1999)

12:10 14/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ky është fshati Lazarat vetëm 5 kilometra larg nga Gjirokastra. Në këtë fshat i diskutuar sidomos vitet e fundit jetojnë rreth 4 mijë banorë. Ndërsa kjo është rruga e shumëpërfolur e cila disa herë është përfolur prej tyre. Konfliktet e lazaratasve me qeverinë mbajnë emra të ndryshëm. Rasti më i fundit ishte ai i vrasjes së dy të rinjve nga ky fshat.

Në Lazarat njerëzit kanë dëshirë të tregojnë për nacionalizmin e tyre. Ata mburren me një lloj uniteti që ekziston mes bashkfshatarëve përsa i përket problemeve me shtetin. Në qendër të fshatit ndodhet një klub ku zakonisht pasditeve mblidhen djemtë dhe burrat. Kryesisht banorët merren me tregeti. Ngjarja e ditës për këtë fshat ishte ajo e bllokimit të rruges nacionale.

Ka qenë vrasja e dy djemve nga ky fshat. Sipas versionit zyrtar kjo ngjarje është lajmeruar si një atentat i thjeshtë në mes rrugës mes personave të panjohur por duket se lazaratasit nuk e kanë kuptuar keshtu. Për këtë flasin dy dëshmitarë të cilët rastesisht kanë shpëtuar nga plumbat e vrasësve.

Por çfarë ka ndodhur gjatë tre ditëve që rruga ka qenë e bllokuar? Gati çdo banor i fshatit e dinte se ku ndodhej kryetari i komunës. Ai tregon se pas bllokimit të rrugës, natyrisht nuk e pamë të arsyeshme që 4 mijë banorë të Lazaratit të zbrisnin në rrugë. Në bllokimin e rrugës nuk ka ndodhur asgjë. Është bllokuar rruga në mënyrë normale pa armë dhe jo rebelë si na kanë quajtur. Njerëzit kaluan normalisht pa prekur asnjë fije floku të askujt. Ne i kërkojmë shtetit të marrë masa për mbrojtjen e aksit rrugorë.

Mjaft tregtare që punojnë në linjat e Jugut janë ankuar për grabitje ndaj mallit të tyre. Por këtë radhë lazot këmbengulin të jenë ndryshe. Ata nuk duan të përziejnë vrasjen e dy djemve me armiqesitë e vjetra. Banorët tregojnë me krenari se si kanë mundur të mbrojnë gjatë Marsit 97 depot e armëve të ushtrisë dhe tunelet me municion.

Lazaratasit kanë dëshirë të tregojnë dhe bujarinë e tyre. Janë rreth 200 kosovarë të ardhur nga lufta të cilët janë strehuar në shtepitë e këtij fshati. Kosovaret flasin për bujarinë dhe mikpritjen e tyre dhe janë të kënaqur. Pas zhbllokimit të rrugës fshati vazhdon rrjedhën e vet normale. Njerëzit
i janë rikthyer jetës normale dhe halleve të përditshme./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe

Operator – Riza Bregasi






Të ngjashme