Fshati Sheqeras 10 vjet pa ujë, banoret kërcënojnë me vetëflijim (8 Prill 2001)


Fshati Sheqeras 10 vjet pa ujë, banoret kërcënojnë me vetëflijim (8 Prill 2001)

14:42 08/04/2001

Këta banorë prej fshatit Sheqeras janë ngujuar prej 3 ditësh në një grevë urie. Kërkesa është jetike dhe vetëm një: duam ujë. Fshati vetëm 12 kilometra larg Korçës ka 10 vjet që vuan për rrjedhjen e këtij lëngu nga çezmat e tyre. Ata janë të vendosur për vazhdimin e grevës deri në vetëflijim. Pa bukë edhe jetohet, por pa ujë, jo. Sipas tyre greva merr fund nëse pushtetarët lokalë marrin përsipër t’a zgjidhin këtë problem.

Në fshat uji ka filluar të shitet me bidon. Etja e tyre për 10 vjet është shuar duke mbushur ujë për gatim dhe larje, 1 orë larg. Sot banorët kanë bllokuar hyrjen kryesore të fshatit për të mos lejuar makinat të hyjnë në brendësi të tij. Dy herë shteti ka investuar me një fond prej 80 milionë lekësh, por në fshat uji kurrë nuk u duk./tvklan.al






Të ngjashme