Fshehu drogën në bidon plastik nën tokë, pranga 61 – vjeçarit
Një 61- vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi një ditë më parë ishte shpallur në kërkim.
Fation Papa, banues në Kuçovë është arrestuar, pasi ditën e martë nga kontrolli i ushtruar në fshatin Spolat, Divjakë, në një tokë të mbjellë me ullinj, të cilën e kishte marrë me qira, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 kilogram kanabis e futur në një bidon plastik nën tokë. Materialet i Kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"./tvklan.al