FSHF kërkon tifozët në stadium
Të jenë të kufizuar në numër në tribunat pas porte
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon kthimin e tifozëve në finalen e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet të dielën në orën 20:00 në Air Albania Stadium. Një hapje për publikun e kufizuar në sektorët pas porte ku mund të vendosen mbështetësit e Tiranës dhe Teutës.
Një kërkesë e FSHF-së ndaj autoriteteve që lejoi rreth 2 muaj më parë të riniste aktiviteti futbollistik, por me dyer të mbyllura dhe me një protokoll shëndetësor të përcaktuar për të parandaluar infektimin me Covid-19.
Federata Shqiptare e Futbollit e dërgon vëmendjen te Franca që hapi dyert për një numër të kufizuar spektatorësh në finalet e kupave që zhvilluara në Korrik.
Federata garanton se do të ketë distancim mes tifozëve konform rregullave me qëllimin që finalja e Kupës së Shqipërisë të jetë më emocionuese.
Tv Klan