FSHF kundërshtoi stadiumin e Strumicës
Edhe pse një stadium me shumë mangësi dhe që nuk i përmbush kriteret për zhvillimin e një ndeshje kualifikuese të botërorit, takimin kundër Maqedonisë për grupin G, Shqipëria do të luajë në stadiumin Mladost në Strumica të Maqedonisë.
“Strategji e Maqedonisë sepse në Shkup ka shumë shqiptarë”,
tha Shulku.
Federata e Futbollit ka kundërshtuar në disa forma dhe disa herë zhvillimin e ndeshjes në këtë stadium.
“Kemi çuar shkresa dhe kemi bërë telefonata, jemi kundër”,
u shpreh ai.
Duket se vendimi i UEFA-s është marrë pasi pala maqedonase ka garantuar siguri maksimale dhe menaxhim më të mirë se sa në impiantin e Shkupit Filipi i dytë.
“UEFA ka marrë përsipër sigurinë”,
deklaroi Shulku.
Si ish-futbollist, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku, pret një ndeshje të fortë
“Do të jetë ndeshje e fortë, barazimi ok”
, shtoi ai.
Ndeshja do të luhet më 5 shtator. Pritet që në stadiumin Mladost të Strumicës të marrin pjesë rreth 500 tifozë të Shqipërisë.
TV KLAN