FSHF refuzon licencimin e stadiumit, Korabi mbetet jashtë Peshkopisë
Komisioni i Licencimit pranë FSHF-së nuk e pranoi kërkesën e klubit të futbollit Korabi për të licencuar stadiumin e Peshkopisë.
Sipas këtij organizmi impianti nuk i plotëson ende kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës.
Skuadra dibrane, që prej ngjitjes në Superligë i ka zhvilluan ndeshjet jashtë fushe për arsye të rikonstruksionit të stadiumit të këtij qyteti./TV Klan