FSHF, rrogë minimale për punonjësit e futbollit


FSHF, rrogë minimale për punonjësit e futbollit

19:26 09/04/2020

30 mijë lekë për këdo që është përfshirë në sistem

Federata shqiptare e futbollit ka vendosur të japë një pagë minimale për të gjithë punonjësit e futbollit, lojtarë stafe teknike dhe këto të përfshirë në këtë sistem. Vendimi është prezantuar nga presidenti i Armand Duka pasi negociatat me qeverinë për të patur mbështetje prej saj nuk patën përfundim të suksesshëm.

“Federata është munduar të bëjë ndërmjetësin… kemi qënë të pasuksesshëm për të bindur qeverinë deri sot”.

Por sa do të jetë kjo pagesë për të cilën flet presidenti Duka?!

“Kjo paketë financiare… me nga 30 mijë lekë të reja”

Presidenti Duko pohon se këto të ardhura vijnë nga vetë stafi i FSHF, anëtarët e ekipit kombëtar dhe jo vetëm.

Federata shqiptare e futbollit kishte nisur të punonte për këtë paketë financiare prej disa ditësh, duke qënë në dijeni për vështirësitë financiare të komunitetit të futbollit në vend.

Tv Klan






Të ngjashme