FSHF shpëton Flamurtarin nga rënia


FSHF shpëton Flamurtarin nga rënia

14:16 24/11/2016

Flamurtari i shpëtoi rënies nga kategoria dhe heqjes edhe të 6 pikëve të tjera në renditje. Afati 12-ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj futbollistëve të vet për përfundonte këtë të enjte. Por drejtuesit e klubit bashkë me futbollistët dhe Federata e Futbollit kanë gjetur akordin për të shpëtuar ekipin. 30 euro të Artan Sakajt, afërsisht po aq të Polizoi Arbri dhe 40 mijë të Franc Veliu do të shlyhen nga fondet e Federatës Shqiptare të futbollit.

Më pas ky organizëm do ti mbajë këto para nga e drejtat televizive e klubit vlonjat si dhe nga të ardhurat e tjera që vijë nga organizmat ndërkombëtarë të futbollit. Këta tre futbollistë do të tërheqin edhe padinë që kanë bërë në federatë. Ky akt do të bënte nul vendimin e FSHF për heqjen e 6 pikëve të tjera dhe zbritjen nga kategoria.

E njëjta skemë e shlyerjes së detyrimeve do të përdoret edhe për futbollistët e tjerë të flamurtarit. Pagesat ndaj tyre do të bëhen me këste dhe mendohet se do të përfundojnë në fillim të muajit shkurt.

Tv Klan






Të ngjashme