Zhbllokohet përkohësisht ngërçi Digitalb-FSHF


Zhbllokohet përkohësisht ngërçi Digitalb-FSHF

18:00 15/06/2020

Federata: Duhet shlyer një pjesë e borxhit brenda javës

Superliga është kthyer sërish në platformën Digitalb me disa nga takimet e javës së 29.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se me këtë kompani është arritur marrëveshja për shlyerjen e borxhit të akumuluar për të drejtën e transmetimit të kampionatit, por kësti i parë duhet të kalohet brenda kësaj jave.

FSHF sqaron se ky është një kusht që të vijohet me transmetimin e sfidave të Superligës dhe nëse nuk respektohet akordi do të shtrëngohet t’i heqë sërish të drejtën e transmetimit, ashtu siç ndodhi të dielën me takimin Partizani – Luftëtari, sfidë që u përcoll në kanalin zyrtar të Federatës.

Në njoftimin e saj FSHF shkruan se ka në vëmendje tifozët që në kushtet e Covid-19 të kenë mundësinë që të ndjekin ekipin e zemrës.

Tv Klan






Të ngjashme