Fshihen lojërat e PUBG
Kina ka fshirë të enjten më shumë se 8000 aplikacione të dëmshme, duke përfshirë edhe një lojë nga krijuesit e PUBG. Hetimi kibernetik në Kinë i ka kërkuar operatorëve të telekomunikacionit të heqin shërbimin për 7873 aplikacione, pasi ka zbuluar se kanë mashtruar përdoruesit duke vjedhur të dhënat dhe informacionet personale nga telefonët e tyre.
Fushata e fshirjes së aplikacioneve ka nisur në Shtator të 2016-s nga qeveria kineze, për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve. Në listën e aplikacioneve ishte edhe një version i “Fruit Ninja” i zhvilluar nga kompania “iDreamSky Technology Holdings Ltd”.
Këto lojëra dhe disa të tjera kanë shkaktuar një dëm ekonomik, duke mashtruar përdoruesit me regjistrimin automatik në shërbime të tjera me pagesë, shkarkime të detyruara dhe vjedhje informacioni. Dy kompanitë
Tencent
dhe
iDreamSky
nuk u përgjigjën menjëherë për akuzat e ngritura nga hetimi kibernetik.
Në politikat e reja të kontrollit të internetit nën drejtimin e Presidentit Xi Jinping, prej vitit 2016 deri tani janë fshirë më shumë se 7 milionë faqe interneti dhe 9382 aplikacione.
/tvklan.al