
Fshihte drogën në hambar, arrestohet shqiptari
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Corato-s gjatë një operacioni anti-drogë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë italiane pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Operacioni i policisë ishte i fokusuar në disa zona të tjera, por si rezultat i sjelljeve të çuditshme të një të afërmi të 28-vjeçarit, u bë edhe zbulimi i tij.
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia nuk ka gjetur gjë, por dyshimi i fortë se i riu mund të fshihte diçka, i ka bërë karabinierët ta vizitojnë dhe t’i bëjnë shqiptarit një kontroll në vendin e punës dhe në shtëpinë e tij në fshat, nga ku kanë gjetur një hambar.
28-vjeçari ka mohuar të ketë lëndë narkotike, por gjatë kërkimeve që bëri policia në hambar, konstatoi rreth 1.2 kg marijuanë.
Pas kësaj ai u arrestua menjëherë nga policia dhe mbi të rëndon akuza e posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike./tvklan.al