“Fugë për violinë” nga Tedi Papavrami


“Fugë për violinë” nga Tedi Papavrami

20:08 12/05/2014 PapavramiNë datëlindjen e tij të 43-të violinisti i njohur për talentin e jashtëzakonshëm, Tedi Papavrami,  zgjedh t’i dhurojë publikut shqiptar një rrëfim mbi detajet e jetës së tij. Autobiografia “Fugë për violinë” erdhi si nxitje pasi lexoi një letër të dajës së tij. Për herë të parë Tedi do të mësonte mbi tmerrin që kaluan të afërmit e tij nga regjimi komunist, pasi familja Papavrami vendos të mos rikthehet nga Franca. Me një kujtesë thuajsë të kristaltë ai rrëfen rrjedhën e jetës, ikjen në Francë, vendimin për të qëndruar atje apo takimin me Enver Hoxhën.

I pasuruar me fotografi, disa prej të cilave përbëjnë stacione të rëndësishme të karrierës se Tedit, “Fugë për violinë” është edhe një udhërrëfyes për çdokënd që kërkon suksesin e merituar.

Në këtë rikthim në Tiranë për herë të parë si shkrimtar, violinisti me famë ndërkombëtare do të interpretojë po për herë të parë edhe ciklin e plotë të sonatave dhe partiturave të Bah, në 13 dhe 14 Maj në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.





Të ngjashme