Fule: Besim për liberalizimin e vizave


Fule: Besim për liberalizimin e vizave

15:45 12/01/2010

Komisioneri i ri për për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane, Stefan Fule mendon se liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën mund të jetë një realitet, duke filluar nga Korriku i këtij viti.

Parlamenti Evropian jep mbështetjen e tij të plotë, por gjithçka do të varet nga përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë dhe Bosnjës.  

“Shpresoj se do të bëhet realitet, por kjo nuk varet vetëm nga mbështetja e plotë e Parlamentit Evropian, pavarësisht se unë e çmoj shumë këtë mbështetje, por varet nga përmbushja e detyrave të shtëpisë nga vetë këto dy vende për të përfituar nga avantazhet e regjimit të heqjes së vizave”, thotë Fule.

Tv Klan






Të ngjashme