Fullani: Bankat të ndihmojnë ekonominë


Fullani: Bankat të ndihmojnë ekonominë

09:49 23/12/2013 fullaniBankat e nivelit të dytë mund të ndihmojnë ekonominë shqiptare t’i kthehet ritmeve të larta të rritjes duke orientuar kreditimin e saj drejt sektorëve me potenciale të larta zhvillimi. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha gjatë një takimi me shoqatën e bankave se sektori bankar duhet të shohë me përparësi financimin e subjekteve të vogla dhe të mesme.

Fullani foli edhe për marrëvshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe mbështetjen financiare nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian.

Guvernatori Fullani garantoi se Banka e Shqipërisë do të japë mbështetjen e nevojshme për bankat e nivelit të dytë dhe plotësimin e kërkesave që përmban kuadrin rregullativ mbikqyrës.





Të ngjashme