Fundi i “postierit” që kërcënoi gazetarin…
Emisioni "STOP", mbrëmjen e së enjtes, transmetoi me zë dhe figurë kanosjen dhe kërcënimin që Fatos Deliu, një prej pronarëve të lavanterisë të përfshirë në skandalin e tenderit në spitalin e Durrësit, i bëri gazetarit Genc Angjellari.
Menjëherë pas transmetimit të këtyre pamjeve, Fatos Deliu dhe i vëllai u shoqëruan në komisariatin e Vorës dhe provat ndodhen në Prokurori. Ngjarja(shih videon minuta 11:49)
: Fatos Deliu kërkoi takim me gazetarin Genci Angjellari, duke u shtirur si postier dhe më pas e ofendoi dhe kërcënoi. Fatos Deliu – Tani, ju po bëni gazetar apo mercenar? Gazetari –Mercenar … ?! S’e kuptoj fjalën mercenar …
Fatos Deliu – Mercenar do të thotë, që është ai b…q, që të pagun me i prish punë të tjerëve. Gazetari –Çfarë punë të kam prishur? Në lidhje me …?
Fatos Deliu – Shiko! Zbrit nga makina, po të them! Ai po regjistron, tjetri po fotografon. Gazetari –Po çfarë rëndësie ka regjistrimi? Ju jeni postieri?
Fatos Deliu – Hajde një sekondë! Hajde o, ç’ke? Një sekondë! Po unë jam postieri. Kaq ishte mesazhi im! Nëqoftëse bën mercenarin është keq se me mercenar e pëson. Gazetari –Për çfarë e ke mercenarin ti?
Fatos Deliu – Më ke shkelur në kallo pra. Gazetari –Ku kam shkelur?
Fatos Deliu – Vazhdon e tepron. Familjen ma ke shkatërru … Gazetari –Kë familje mo?
Fatos Deliu – Nëna ime dhe baba im kanë pësu shumë probleme nga mënyra sesi ti i ke trajtu gjërat. Gazetari –Kë? Kë? Ma thuaj emrin!
Fatos Deliu – Prit pra..! Ta them unë, tani! Nëna jote ka probleme me zemrën. Po të bëja unë të njëjtën gjë, që ke ti probleme me nënën tënde, ty të ngel në dorë. Po më ngeli e imja në dorë, ato mercenarët që të kanë dhënë lekët ty, që q… në b… poshtë e përpjetë nëpër Durrës, duhet ta kesh problem me ta. Gazetari –Lekët, më kanë dhënë mua? Për lavanterinë e ke hallin?
Fatos Deliu – Tani, edhe një herë po të them, ia bëj edhe këtij shokut, se ky e paska qejf një foto. Kemi një problem të madh ne bashkë. Gazetari –Me mua?
Fatos Deliu – Edhe një herë po të them!Gazetari – Shiko tani! Do më dëgjosh mua 2 sekonda, që të kuptohemi.
Në radhë të parë, unë nuk q… rrugëve, lart e poshtë.
Në radhë të dytë, unë nuk marr lekë asgjëkund sepse paguhem për këtë punë.
Në radhë të tretë, unë jam një gazetar vëlla, që marr problematikat dhe e ndjek dhe nëqoftëse nuk e ndjek nuk marr rrogën dhe nuk ushqej atë fëmijën apo çfarë kam në shtëpi. Tani, ti po të kesh ndonjë problem, ka drejtues dhe njerëz të tjerë.
Fatos Deliu – Dil, pra! Dil, të flasim njëherë, të flasim, ta sqarojmë! Gazetari –Si?
Fatos Deliu – Kush është drejtuesi? Gazetari –Drejtuesi është Saimir Kodra.
Fatos Deliu – Saimir Kodra është? Gazetari –Po!
Fatos Deliu – Saimirit, thuaj: ata çunat kanë 3 fëmijë, ti ke 1. Të ketë jetë i joti, të ketë jetën timi. Unë po ushqej të mitë, ai të ushqejë të vetin, pa i hy në hak tjetrit. Tani, pa më hyrë në hak mu… Gazetari –Unë s’po të hyj fare në hak.
Fatos Deliu – Nëna jote është me zemër, nëna ime është me zemër. Gazetari–
Jo! S’është fare me zemër nëna ime.
Fatos Deliu – Atë që ka. Ju nuk e bëni punën e juaj në rregull, edhe ju nga ato që ju kanë pagu lekët do keni problem. Një që blehet … Gazetari –S’kam fare lidhje me këtë unë zotëri.
Fatos Deliu – Kisha detyrim me të thënë dy fjalë unë. Gazetari –Faleminderit shumë.
Gazetari Genc Angjellari iu drejtua Drejtorisë së Policisë Tiranë për të denoncuar pronarin e lavanterisë, i cili kërcënoi atë dhe drejtuesin e emisionit “STOP”, Saimir Kodrën, për shkak të skandalit të transmetuar për tenderin e shërbimit të lavanterisë në spitalin e Durrësit./tvklan.al