Fundjava e pasur kulturore në Tiranë (2 Dhjetor 2000)
Java që po mbyllet në Tiranë ka shënuar disa aktivitete kulturore. Kështu në Pallatin e Kongreseve në javën që kaloi kanë qenë në koncert grupi i njohur grek “Antik” dhe ai anglez Touch&Go”. Ndërsa po këtë javë, një tjetër eveniment i rëndësishëm ka qenë premiera e komedisë tragjiko-lirike “6 vjet shtatëzënë” me regji nga Kiço Londo e shfaqur në Akademinë e Arteve të Bukura.
Në kinema Millenium vazhdon të shfaqet filmi artistik “Unë, vetja ime dhe Irena me protagonist kryesor aktorin Jim Carrey. Ndërsa në Galerinë e Arteve Kombëtare vazhdon të jetë e hapur ekspozita e Kristo Javançe dhe në TOB, ndryshe nga herët e tjera ka zbritur në skenë komedia “Stjuardesat”./tvklan
Gazetare: Fjodora Fjora