Fundjava, sërish e bllokuar


Fundjava, sërish e bllokuar

20:00 24/04/2020

Rama: Kemi diskutuar me ekspertët gjermanë strategjinë

Edhe këtë fundjavë i gjithë vendi do të jetë i izoluar. Të gjitha bizneset përfshirë ushqimoret dhe farmacitë do të jenë të mbyllura dhe lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të jetë e ndaluar.

Por duke nisur nga java e ardhshme do të nisë të zbatohet strategjia e re për lehtësimin e zonave me riskun më të ulët aktualisht për përhapjen e Covid-19.

Strategjinë aktuale të ndjekur, por dhe strategjinë e re, kryeministri thotë në bashkëbisedimin online me qytetarët, se e ka diskutuar me ekspertë të institutit gjerman Robert Koch.

Ekspertët gjermanë kanë aprovuar dhe strategjinë e testimit dhe në këtë mënyrë Rama i jep përgjigjeve akuzave të PD.

Por kur prezanton planin e hapjes, Rama ripërsërit riskun e madh që ekziston për rrezikun e rritjes së përhapjes ndaj kërkohet përgjegjshmëri qytetare.

Si shembull kur mungesa e kësaj përgjegjshmërie ka rrezikuar shëndetin e rrethit familjar, Rama sjell një të ri nga Mirdita që rezulton se ka infektuar dy prindërit e tij të moshuar.

Përsërit domosdoshmërinë e ndërmarrjes së vendimit për mbylljen e kufijve dhe karantinimit të emigranteve dhe për këtë ka një tjetër shembull.

Për klubet e natës, restorantet, baret, qendrat estetike dhe berberët ende nuk ka asnjë plan për hapjen.

Tv Klan






Të ngjashme