Fundjavë me plazhistë në Durrës


Fundjavë me plazhistë në Durrës

16:03 25/05/2014 plazhistetE diela ka çuar drejt Durrësit dhjetra pushues nga kryeqyteti dhe rrethe të tjera të vendit. Rritja e temperaturave është parë si një mundësi e mirë për të marrë rrezet e para të diellit dhe për të qëndruar larg zhurmës e stresit të përditshëm.

Një mundësi e mirë për pushuesit, por një nisje jo dhe aq e mirë e sezonit për operatorët privatë shumica e të cilëve kanë mbajtur të mbyllur shezlonët.

Pak kilometra me tej në plazhin e Spillesë një delfin i kapur nga peshkatarët ka zgjuar kureshtjen e vizitorëve, disa prej të cilëve e shfrytëzuan këtë moment për të bërë edhe fotot e rastit.

Edhe këtë sezon pritet që pjesa më e madhe e pushuesve që do të frekuntojnë plazhin e Durrësit të jenë nga trevat shqipfolëse si Kosova e Maqedonia.

Tv Klan

 





Të ngjashme