Fundjavë për plazh, çfarë na pret javën që vjen


Fundjavë për plazh, çfarë na pret javën që vjen

20:50 26/06/2020

Sinoptikanët: Temperaturat shkojnë deri në 38 gardë Celsius

Kjo fundjavë do ta gjejë Shqipërinë me mot të kthjellët kryesisht në zonat malore dhe ato bregdetare, ku nuk do të mungojnë as vranësirat. Meteorologia Adiola Bami thotë se kjo fundjavë do të jetë e shoqëruar me reshje shiu të lehtë.

Sipas parashikimeve të Meteoalb, duke filluar nga e marta temperaturat do të rriten ndjeshëm duke shënuar rritjen më të madhe për ketë fillim vere, ku temperaturat do të regjistrohen mbi 37 gradë Celsius.

Klan Plus






Të ngjashme