Fundoset anija, 6 të vdekur dhe 16 të zhdukur në Kolumbi
Të paktën 6 persona humbën jetën nga fundosja e një anije pasagjerësh në një liqen në Kolumbinë veriperëndimore, raporton BBC.
Sipas zyrtarëve lokalë, 133 vetë janë shpëtuar ndërsa 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në bordin e anijes ishin në total 170 persona. Një dëshmitar i tha BBC se anija u fundos brenda 5 minutave.
Në ndihmë të ekipeve të kërkim-shpëtimit u bashkuan edhe helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit profesionistë.
Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos shkoi drejt vendngjarjes të dielën në mbrëmje.
/tvklan.al