Fundoset në Portin e Durrësit anija e sekuestruar “Stivens” (17 Shtator 2000)
Është kjo anija “Stivens” në të cilën 3 muaj më parë u gjetën 18 kilogramë heroinë dhe kokainë. Organet policore dhe Prokuroria që nga dita e ndalimit të ekuipazhit, morën për anijen masën e sekuestrimit provizor dhe që prej disa muajsh ajo u la në mëshirën e fatit. Meqënëse nuk u arrit parandalimi i mbytjes së anijes “Stivens”, tani do të duhen 100 mijë dollarë për nxjerrjen e saj.
Porti i Durrësit i cili ndodhet në krizë për kalata, është i detyruar që të kryejë operacionin e nxjerrjes së anijes që ka tre muaj që ka bllokuar kalatën e peshkimit, me anë të digës lundruese “Adem Reka”. Kalata të tjera të Portit të Durrësit janë zënë nga forcat italiane, një pjesë nga anijet kondrabandë dhe një pjesë tjetër po riparohet./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori