Fundoset toka, dhjetra të zhdukur në kraterin gjigand
Shpresat po zbehen ndërsa përpjekjet e shpëtimit hyjnë në ditën e tretë për të gjetur të mbijetuar nga rëshqitja e dheut në Norvegjinë jugore.
Rëshqitjet e tokës goditën qytetin Ask, rreth 40 kilometra në veri të Oslos ku u krijua një krater të madh, të vlerësuar të jetë 700 metra i gjatë dhe 300 metra i gjerë. Më shumë se një mijë banorë u evakuuan. Të tjerë janë zhdukur dhe disa janë plagosur.
Deri tani, ekipet e shpëtimit kanë përdorur dronë për të kërkuar një krater të gjatë 700 metra të shkaktuar nga rëshqitja e baltës.
Tani ata planifikojnë të përpiqen të lokalizojnë 10 banorët e zhdukur, përfshirë dy fëmijë.
Të premten një rëshqitje të madhe toke shkatërroi dhjetëra shtëpi, ndërsa ekipet e kërkimit që përdorin teknologjinë e dronëve deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë të zhdukurit.
Ata jane gjithnjë e më të shqetësuar se për sa kohë njerëzit mund të mbijetojnë në temperatura nën zero. Tridhjetë e një njësi banimi dhe nëntë ndërtesa u shembën, disa prej të cilave u shkatërruan disa orë pas tragjedisë.
Rënia e tokës konsiderohet të jetë shkaktuar nga e ashtuquajtura argjilë e shpejtë, e cila mund të jetë zhvendosur nga shiu i madh në ditët e mëparshme. /tvklan.al