Fundoset varka në liqen, 10 të vdekur
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën orët e vona të së shtunës kur varka me të cilën po udhëtonin në Liqenin Victoria në Ugandë u fundos.
Zëdhënësi i Policisë, Emilian Kayima, tha se forcat e marinës kishin nxjerrë nga uji të paktën 40 të mbijetuar. Raportimet mediatike thonë se viktimat dhe të mbijetuarit po shkonin në një festë, në momentin që u fundos varka.
Ai nuk dha detaje lidhur me shkaqet e aksidentetit, teksa numri i saktë i personave në varkë nuk dihet ende.
Fundosjet tragjike të varkave po kthehen në ngjarje të zakonshme në liqenet e mëdhenj të Afrikës Lindore, përfshirë Liqenin Victoria, i cili lag Tanzaninë, Ugandën dhe Kenian.
Mbi 200 persona humbën jetën pas mbytjes së një trageti në Tanzani në muajin Shtator. Autoritetet thanë se në momentin e fundosjes, trageti ishte i mbipopulluar nga pasagjerët. /tvklan.al