Funerali i Kaçifas/ 6 autobusë nga Greqia mbërrijnë në Bularat
Gjirokastër- Gjashtë autobusë nga Greqia kanë mbërritur në Bularat për të marrë pjesë në varrimin e Kostandin Kaçifas.
Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar dy shtetas grekë, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në varrimin e Kaçifas. Ata do të procedohen për “
nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve”.
2 shtetasve grekë iu gjetën bluza me simbole antishqiptare, kapuçë dhe sende të tjera të ndaluara.
Ndërsa 10 persona që do merrnin pjesë në varrimin e Kaçifas u kthyen më herët nga pala shqiptare pasi mbanin simbole antishqiptare.
/tvklan.al