Furgoni përplas fëmijën
Sarandë-Një fëmijë 7-vjeç është përplasur nga një furgon. Aksidenti ka ndodhur në lagjen numër 1 të Sarandës, rreth orës 11:55.
Policia e qytetit bregdetar njofton se furgoni, me targë AA 832 EV ka përplasur fëmijën e mitur me inicialet V. Sh. Furgoni drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet A.N.
Fëmija ka qenë duke ecur me gjyshen e tij, por i është shkëputur asaj nga dora duke i dalë përpara automjetit.
7-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe shembje diku nga mesi i trupit, për pasojë u dërgua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë shoqëruar drejtuesin e mjetin për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al