Furgoni përplas për vdekje këmbësorin

Foto Ilustruese

Furgoni përplas për vdekje këmbësorin

10:11 02/02/2017

Një i moshuar humbi jetën, pasi u përplas nga një furgon në superstradën Lezhë-Laç. Aksidenti u regjistrua rreth mesnatës dhe viktima është Lek Bela, 74-vjeç, nga fshati Pllanë i Lezhës.

74-vjeçari ishte duke lëvizur në anë të supestrades, kur u godit nga një furgon mallrash që drejtohej nga Ardit Dani, 32-vjeç, banues në Tiranë.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të moshuarit. Nga të dhënat e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin ka qenë errësirë në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara që po lëvizte drejtuesi i furgonit, i cili e ka patur të pamundur të manovroje që të shmangte përplasjen.

Drejtuesi i mjetit, që shkaktoi aksidentin është arrestuar. Ky është aksidenti i dytë i kësaj natyre që ndodh në superstradën Lezhë-Laç, pasi dhe tre ditë më parë një automjet përplasi për vdekje një këmbësor, ndërsa autori i aksidentit ende nuk është identifikuar dhe ndaluar nga policia./ tvklan.al






Të ngjashme