Furgoni plot me klandestinë, në pranga 43-vjeçari
Një person është vënë në pranga nga Policia e Pogradecit për veprën penale “Ndihma e paligjshme e kufirit”.
Sipas një njoftimi të uniformave blu, I.P., 43 vjeç, banues në Elbasan u ndalua gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij në dalje të qytetit të Pogradecit. Në mjetin e tij furgon tip “Benz” u gjetën 11 persona me shtetësi të huaj.
43-vjeçari, i cili banonte në Elbasan, u kishte premtuar klandestinëve kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit. Mësohet se i arrestuari ishte i dënuar më parë për vjedhje.
Policia po punon për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë të cilët dyshohen se janë të implikuar për këtë ngjarje./tvklan.al