Fusha-Kruja pa energji për shkak të motit të keq
Era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik në Fushë-Krujë, duke e lënë pa energji këtë zonë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se ka pësuar defekt rrjeti 110 kV për shkak të erës së fortë.
Në terren ndodhen grupet e punës së OSHEE duke punuar.
Për shkak të motit të keq, më herët u dëmtua në Tiranë edhe fideri në zonën e Selitës.
Era e fortë do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndërsa dita më e ftohtë do të jetë të martën. /tvklan.al