Fushata e Nanos, flasin politikanët (20 Korrik 1999)


Fushata e Nanos, flasin politikanët (20 Korrik 1999)

15:55 20/07/1999

Fushata e Nanos për rikthimin në krye të Partisë Socialiste ka shkaktuar mbrëmë revoltën e një pjese të kryesisë, kryesisht anëtarë të kabinetit Majko. Komunikata publike pas mbledhjes që e citon të paligjshme takimet e Nanos me elektoratin socialist shënon divorcin përfundimtar mes dy kampeve që synojnë kreun e PS-së.

Pandeli Majko: Ne po kërkojmë thjesht disiplinë dhe rregulla brenda PS-së sepse jemi të përgjegjshëm për ato çfarë duhet të përballojmë në momentet që do vijnë më pas.

Gazetarja: Si e konsideroni fushatën e Nanos?

Pandeli Majko: Unë do ta konsideroja normale nëse do respektoheshin rregullat e statutit. Është një gjë shumë pozitive që përpara se të vemë tepakti i stabilitetit Shqipërisë por dhe PS i është ofruar një ndihmë e veçantë nga partitë socialiste europiane. Dhe unë nesër do të nisem për në Vjenë ku do të kem takim shpresoj me të gjithë kryeministrat e majtë të Europës për të gjeneruar dhe për të marrë ndihmën përkatëse përpara mbledhjes së paktit të stabilitetit. Pra po përpiqemi të përfitojmë edhe ato që quhen rezultate të së majtës.

Fatos Nano: Nuk besoj se një kryesi që e identifikon veten me Qeverinë me një cikël pa të ardhme të mund ti imponohet masës së gjërë të partisë që e ka zgjedhur politikisht dhe e ka mandatuar nga pikëpamje elektorale për të drejtuar vendin. Kjo kryesi e përsëris duhet të kuptojë që në një shoqëri demokratike në një parti ku po zhvillohet më tej demokracia e brendshme, organet ekzekutive siç është kryesia duhet të pushojnë së funksionuari në periudhën e një fushate politike të Kongresit. Është njëlloj si trupat e tjera institucionale në një fushatë politike të çdo vendi.

Gazetari: Në këtë rast do të arrihet që t’ju pengojnë me mjete të ftohta që është përmendur mbrëmë një fjalë në mbledhje të kryesisë?

Fatos Nano: Nuk besoj që unë apo cilido njeri që kërkon të realizojë liritë dhe të drejtat themelore në këtë vend, pas asaj që ka bërë Enver Hoxha dhe Sali Berisha, mund të frenohet me abuzimin e pushtetit në këtë vend në prag të mijëvjeçarit tjetër.

Arben Malaj: Këtu s’ka rëndësi për kandidatët, këtu ka rëndësi për procedurat, hapja e procedurave, transparenca e procedurave është elementi i demokratizimit të jetës politike shqiptare. Unë i përshëndes ata që sa herë që ka takim me simpatizantë e anëtarë të aktivizojnë policinë e cila ka shumë pak punë të bëjnë kontroll për armë afër këtyre takimeve.

Petro Koçi: Për mbledhjen e djeshme të kryesisë kërkova që në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues nëpërmjet një udhëzimi të përcaktohen rregullat e zhvillimit të kësaj fushate të ardhshme brenda partisë sonë. Për mua do të ishte mirë që të ishte një njeri tjetër kryetar i partisë, një personalitet tjetër i politikës nga PS, Kryeministër.

Bashkim Fino: Do të thosha një e treta e anëtarëve të kryesisë të mos jenë më ministra kur PS është në pushtet sepse pastaj kemi të bëjmë me mendime të përbashkëta, ato që tha dhe vetë Majko që kam nxituar me disa anëtarë kryesie që i ka ministra ndërkohë, të cilat na i parashtron dhe ne që jemi disa kokrra jo anëtare të kabinetit të Qeverisë Majko duke qënë anëtarë të kryesisë. Kjo është do thosha unë përplasja që ka në këtë drejtim. Unë mendoj një udhëzim i drejtë dhe i saktë për të bërë fushatë elektorale
është normale i ndershëm. Çdo kryetar kandidat për kryetar partie duhet të parashtrojë tek elektorati i vet alternativën, mendimet, sugjerimet e tij dhe të mos flasim pastaj me gjuhën e thikave apo me gjuhët e ndryshme siç u fol dhe mbrëmë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme