Fushata e Nanos, Malaj e Legisi – (27 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nano do të vazhdoj fushatën në rrethe edhe pse Komiteti i Përgjithshëm Drejtues dje nuk mori parasysh kërkesën e tij për rregulla të barabarta loje për kandidatët për kryetar të Partisë Socialiste. Kjo është konfirmuar nga një nga mbështetësit e tij, ish-kryefinancieri Arben Malaj.
Arben Malaj, deputet i PS:- “Kur bën takime një njeri që është jashtë qeverisë, por ish-lideri i PS, aty shikon më tepër futyra të cilat me partinë nuk I lidh posti, nuk i lidh karrigia, nuk i lidh emërimi nëpër struktura. Vetëm kur je në qeveri servilët janë më present në mitingje ndërsa kur je jashtë qeverisë janë pjesa më e qëndrueshme”.
Ndërkohë sekretari organizativ Ndre Legisi shprehet se kandidaturat për kryetar të PS duhet të shpallen vetëm ditët e Kongresit.
Ndre Legisi, Sekretari Organizativ i PS:- “Sipas procedurave të miratuara është përfaqësia ajo që mbledh propozimet nga konferencat në rrethe dhe ja paraqet Kongresit kandidaturat, qoftë për anëtar të KPD, qoftë për kryetar partie”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame