Fushata e Nanos në Durrës – (17 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ish-kryetari socialist është pritur në Durrës nga anëtarë të shumtë mes të cilëve nuk mungonin dhe ata që brohorisnin për të me emocion. Në fjalimin e tij të gjatë para socialistëve dhe simpatizantëve lokal, Nano ka vlerësuar si domosdoshmëri rishfaqen e forcës së solidaritetit, për të mos lejuar që kongresi i afërt i partisë, të shndërrohet në një kongres mediokrish.
Ai bëri thirrje për tu hapur dyert e partisë jo për të dalë ata që janë brenda, por për të hyrë njerëzit civil. Duke folur për qeverisjen e sotme Nano vlerësoi se PS nuk e ka sjell dot Shqipërinë në nivelin e premtimeve të 1997 dhe për këtë shqipëria ka nëvojë për organizatorë dhe jo lider romantikë.
Unë shtoi Nano bëj thirrje për përqafimin e filozofizë së konkurencës. Në këtë kontekst largimin e vetë nga drejtimi i partisë e cilësoi si një akt për të mbyllur ciklin e vjetër të drejtimit brenda partisë së mazhorancës. Duke u ndalur tek problemet e brendshme të partisë Nano nënvizoi se aktualisht kanë dalë në plan të parë problemet konceptuale.
Ndërkohë që kongresi i 3-të që afron sipas tij do të shënoj një epokë të re të qeverisjes, nga mazhoranca dha aleatët progresist. Rikthimin e tij në garën për postin e kryetarit të partisë, Nano e motivon si një akt nga dëshira për të kapur kohën e humbur./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa