![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/11/dhuna-klosi.jpg?fit=954%2C532&ssl=1)
Fushatë sensibilizuese kundër dhunës
“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”
është fushata sensibilizuese, lançuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Gjatë prezantimit, Ministri Blendi Klosi e cilësoi si një mesazh për një familje të shëndoshë.
Ndërkohë ai apeloi për të denoncuar çdo rast dhune.
“Të ndërtojmë një shoqëri me të drejtë. Mos heshtni, ngrini zërin”
u shpreh Klosi. Sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale çelja e kësaj fushate synon rritjen e besimit tek mekanizmat e mbrojtjes dhe gjetja e zgjidhjeve përmes tyre.
Tv Klan