Fushë-Krujë, aty ky paralajmërimet bëhen me tritol
Në Fushë-Krujë shpërthimet e tritolit janë krejt normale. I radhës është shënuar mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, rreth orës 05:15, i është vënë një sasi eksplozivi një objekti të rrënuar. Objekti është në pronësi të shtetasit D.M.
Nga shpërthimi nuk është shkaktuar asnjë dëm, ndërsa hetimet e para flasin se ky është një paralajmërim.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al