Fushë – Krujë, shpërthim në një banesë


Fushë – Krujë, shpërthim në një banesë

09:24 05/05/2014 Fushe krujeNjë ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në fshatin Arameras të Fushë – Krujës. Një sasi lënde shpërthyese që dyshohet të jetë tritol është hedhur në banesën e Artur Karajit.

Policia thotë se nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00. Burime policore në vendngjarje thonë se po hetohen shkaqet e këtij atentati, por ende nuk dihen autorët.

Fushë – Kruja ka qene disa herë që nga janari i 2014 në qendër të vëmendjes për atentatet e shumta me tritol që kanë ndodhur.

tvklan.al





Të ngjashme