Fustanet tradicionale të nuseve në botë
Shumë njerëz e lidhin ditën e dasmës me fustanin dhe vellon e bardhë të nuses.
Një traditë që kryesisht vjen nga vendet anglo-saksone dhe që më pas është shpërndarë në të gjithë botë.
Por anekënd globit shumë nuse vijojnë ende që të mbajnë veshjet tradicionale të kulturave të tyre në ditën e dasmës, duke u dukur plot ngjyra dhe gjallëri.
Me aksesorë të shumtë, por dhe pikturimi i lëkurës, nga India në Indonezia, ju ftojmë që të shikoni në galeri veshjet më të bukura tradicionale në botë, përsa i përket celebrimit të kësaj dite./tvklan.al