Fustani i veçantë shumëngjyrësh i nuses


Fustani i veçantë shumëngjyrësh i nuses

15:30 02/08/2020

Gjetja e veshjes ideale të dasmës mund të jetë një zgjedhje e vështirë. Diçka e tillë ishte edhe për artisten Taylor Anne Linko, por u kthye në veshjen më të mrekullueshme të nusërisë.

Taylor dëshironte që fustani i saj i dasmës të ishte i paharrueshëm dhe gjithashtu të përcillte personalitetin e saj shumëngjyrësh.

Një javë para ditës së madhe, ajo e hodhi idenë e saj në letër, duke krijuar një fustan nusërie me një shumëllojshmëri ngjyrash, në pjesën e fundit të tij. Veshja gjithashtu përputhej me ngjyrat në flokët dhe buqetën e saj.

Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, fustani i saj i nusërisë u bë menjëherë viral.

Popullariteti që mori fustani dhe komentet pozitive bën që Taylor të hapë butikun e saj të vogël, duke ofruar stile të personalizuara për nuset./tvklan.al






Të ngjashme