Fustani i Zonjës së parë, Melania Trump e dorëzon në Muzeun Kombëtar


Fustani i Zonjës së parë, Melania Trump e dorëzon në Muzeun Kombëtar

22:59 23/10/2017

Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane i shtohet fustani i Melani Trump. Zonja e Parë tha se shpreson që ky të jetë fillim i mbarë si historia e familjes së saj në Uashginton.

Fustani i bardhë që Zonja e parë e Amerikës Melania Trump ka veshur ditën e inagurimit do të qëndrojnë në Muzeun kombëtar të Historisë Amerikane në Uashington D.C.

Melania dhe gjatë ceremonisë dukej vërtet mirë, fustani i saj kremoz dhe palltoja që mbante veshur e bënin Zonjën  e  Parë të dukej e mrekullueshme. 

Ajo thotë se ishte një detyrë e frikshme për të zgjedhur fustanin që duhet të hipnotizonte dhe të hynte në historin e përjetshme të Amerikës. Melania Trump shtoi se stilisti Pierre kishte vetëm dy javë për të krijuar fustanin. 

“Shpresoj që ky fillim të jetë i mbarë ashtu siç do të jetë dhe historia e familjes sonë në Uashington”,

u shpreh Zonja  e  Parë. Ekspozita ka më shumë se 200 vite që mban fustanet e zonjave të para të Shteteve të Bashkuara.

Klan Plus






Të ngjashme