Futboll, artistët me politikanët – (8 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
“Për ty Kosovë, faleminderit Nato” është quajtur spektakli artistiko-sportiv që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ku do të vihen përball njëra-tjetrës skuadrat e politikanëve me artistët. Kjo veprimtari do të jetë ndoshta dhe e fundit pas atyre që janë zhvilluar më parë nga Bashkia e Tiranës.
Le të ndjekim intervistën me inspektorin e sporteve pranë Bashkisë së Tiranës që është dhe organizatori i këtyre veprimtarive Mirjan Hakani.
Mirjan Hakani:- “Këtu janë pothuajse ajka e artit. I uroj mbarësi artistëve sepse dhe unë jam nga një familje artistësh megjithëse jam në rolin e organizatorit. Uroj paqe popullit shqiptar, mbarësi dhe le të jetë kjo ndofta dita e buzëqeshjes me njëri-tjetrin. Le të jenë artistët dhe politikanët që të japin një mesazh për popullin shqiptar. Do të ketë disa gjëra të veçanta që unë do ti lë surprizë”.
Dje pasdite kamera jonë ka ndjekur dhe ka filmuar disa çaste nga përgatitja e ekipit të artistëve, ku ishin dhe Xhevdet Ferri, Osman Mula, Agron Llakaj, Agim Bajko, Bledi Laço, Pandi Laço, etj. Më vonë po në stadiumin Dinamo pritej të bënte stërvistje dhe ekipi i politikanëve./tvklan.al