Futboll ,kampionati shqiptar (31 Gusht 1998)
Dominimi i kartonave të kuq e të verdhë javën e parë të kampionatit të futbollit ka bërë që golat të kalojnë në plan të dytë. Rregullat e reja të vendosur në FIFA nuk janë pritur mirë nga futbollistët. Besnik Çela deklaron se vlerësimet e arbitrave kanë qënë të sakta edhe nuk duhet të spekullohet me rregulloren e re të FIFAs.
Futbollisti i Tiranës Prenga po mendon te largohet nga skuadra per shkak se nuk eshte rene dakort me klubin për anen financiare. Një premtim i tij për të qëndruar në fushë kundër Partizanit ka ngrehur tifozërinë tiranase por kur nuk e kanë parë në fushë janë zhgënjyer të gjithë./tvklan.al
Gazetar : Dritan Lundra