Futboll kombëtarja – (25 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kombëtarja e Astrit Hafizit ka zhvilluar edhe sot seancën stërvitore të programuara nga stafi drejtues i saj. Asgjë nuk duhet nënvlersuar i ka thënë Hafizi lojtarëve të tij, por stërvitja dhe impenjimi do të jenë maksimal. Nuk varet nga ne nëse do të zhvillohet apo jo takimi me Slloveninë ka thënë Hafizi.
Ndërkohë UEFA ka njoftuar se do të jetë dita e nesërme ajo që do të përcaktoj fatin e ndeshjes Slloveni-Shqipëri, pasi edhe aeroportet e këtyre vendeve momentalisht janë të bllokuara.
Situata e rëndë në Kosovë e ka detyruar UEFA-n të shtyj tre takime e vlefshme për eliminatoret Euro 2000. Kështu Jugosllavi – Kroaci, Maqedoni – Irlandë, Jugosllavi – Maqedoni, do të luhen në një datë tjetër për shkak të situatës të pa stabilizuar në Ballkan. Edhe Samaranxh e ka shtyrë udhëtimin e tij për në Sarajevo me rastin e përurimit të pallatit dimëror të akullit./tvklan.al