Futboll Kupa e Shqipërisë – (14 Prill 1999)


Futboll Kupa e Shqipërisë – (14 Prill 1999)

16:31 14/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tirana dhe Vllaznia kanë projektuar finalen e madhe të trofeut shqiptar të Kupës së Shqiperisë në Futboll. Kanë qenë rezultatet e thela të arritura në Shkodër e Vlorë, që ato të jenë më të sigurta në sfidat e kthimit. Në Flamurtari në takimin e parë gjysmë final Tirana e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh me golat e shënuar në minutat e para të takimit nga Deda dhe Muka. Ndërkohë që Merkoçi ka goditur më pas edhe shtyllën e portës vendase.

11 metërshin e dhënë për vlonjatët Daniel Xhafa e ka trensferuar në gol. Rezultati nuk ndryshuar deri në fund të ndeshjes që ka qenë mjaft e tensionuar, e cila është fituar 2-1 nga Tirana. Një rezultat ky që ka shënuar edhe humbjen e parë të Flamurtarit në fushën e tij.

Në Shkodër fitore e Vllaznisë ashtu siç mendohej ka qenë mjaft e lehtë. Epërsia e Shkodranëve ndaj Apolonisë ka qenë e thellë. Kjo e konkretizuar me tre golat e pjesës së parë, me autorë Xhahysën dhe Sinanin. Në pjesën e dytë Noga me penallti ka shënuar golin e katërt dhe në minutën e 70 ai ka realizuar golin e pestë. Kështu vendasit kanë fituar 5-0.

Takimet e kthimit do të luhen ditën e mërkurë më 21 Prill, ndërsa finalja është caktuar të luhet në “Qemal Stafa” të shtunën më 29 Maj./tvklan.al






Të ngjashme