Futboll, parlamentarët turq me deputetët shqiptarë – (10 Nëntor 2000)


Futboll, parlamentarët turq me deputetët shqiptarë – (10 Nëntor 2000)

09:05 10/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Parlamentarët turq, kanë zbritur sot pasdite në stadiumin “Qemal Stafa”, për të matur forcat me homologët e tyre shqiptarë. Ndeshja ishte konceptuar në dy pjesë nga 40 minuta, por duket se asnjë prej ekipeve nuk kishte kondicionin fizik për të përballuar. Në radhët e parlamentarëve tanë, bënin pjesë edhe disa deputet të PD, si Dajçi, Murrizi e Noka, që kanë përfituar nga ndeshja për të mos u gjendur në miting.

Trajneri i ekipit të parlamentarëve shqiptarë Astrit Hafizi, e ka pasur të vështirë të orientojë skuadrën e tij. Më të saktë në veprimet e tyre dhe ata që shënuan ishin parlamentarët turq. Delegacioni parlamentar turk vizitoi paradite dhe shkollën e futbollit “Loro Boriçi”, ku dhuroi disa ndihma për futbollistët e vegjël, që përfaqësojnë të ardhmen e futbollit shqiptarë./tvklan.al






Të ngjashme