Futboll, Partizani mposht Tepelenën 6-0 – (4 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partizani mposht 6-0 Tepelenën sot në kryeqytet me ndihmën e brazilianëve, të cilët ishin edhe autorë të 4 golave. Zheraldinjo, Marselino, Olivera dhe Abilio, tundën rrjetën tepelenase, duke nxjerrë në pah talentin dhe vlerat e tyre, të cilëve iu bashkëngjitën edhe dy golat e tjerë të shënuar nga Kapllani dhe Grisha.
Ajo që kishte më tepër rëndësi për skuadrën e kuqe, ishte realizimi i objektivit të vënë qysh në fillim të këtij sezoni, kualifikimi për në takimet e play off-it, që do të zhvillohen pas dy javëve. Përveç Partizanit, që sot në një situatë të tensionuar, pasi gjyqtari Bujar Pregja nxori tre kartonë të kuq, dy për miqtë dhe një për vendasit, në stadiumin “Selman Stermasi”, këtë kualifikim e kanë siguruar edhe Elbasani, e Erzeni./tvklan.al