Futbolli nis të hënën në Emilia Romagna


Futbolli nis të hënën në Emilia Romagna

16:40 01/05/2020

Drejtuesit e rajonit lejojnë fillimin e stërvitjes

Duhet se rikthimi në stërvitje i skuadrave të Serie A do të rinisë nga Emilia Romagna.

Presidenti i rajonit Stefano Bonaccini, lejoi përgatitjet individuale për sportistët profesionistë, duke respektuar rregullat e distancimit social për shkak të Covid-19.

Të hënën do të jetë radha futbollistëve të Bologna, Parma, Sassuolo e SPAL që të kthehen në qendrat stërvitore, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane.

Fillimisht këtë pëlqim e dha Kryeministri italian Giuseppe Conte, por u kundërshtua nga ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili kërkoi përmirësimin e protokollit mjekësor. Megjithatë kreu i rajonit të Emilia Romagna e mendon të arsyesshëm këtë vendim.

Ekipet e Serie A po kërkojnë me ngulm rikthimin e futbollit, që sezoni të mbyllet në fushë dhe jo në tavolinë.

Tv Klan






Të ngjashme