Futbollistët e Kombëtares urojnë për 105-vjetorin e Pavarësisë
Futbollistët e Kombëtares bënë edhe ata urimet për Festën e Flamurit. Shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës shprehën lumturinë e tyre për ditën e shënuar.
Pavarësia është e shenjtë edhe për futbollin. Sidomos kur flitet për lojtarët e kombëtares shqiptare. Thuajse të gjithë ata, përfshirë edhe ish-kapitenë, ish-lojtarë dhe ish-trajnerë, nuk harruan të bënin urimet, nga më të bukurat që menduan dhe krijuan. Kapiteni Ansi Agolli: Gëzuar Atdhe! Shqipëria mbi gjithçka! Ish-kapiteni Lorik Cana: Urime gjithë shqiptarëve ditën e Flamurit! Amir Abrashi nga Gjermania: Urime 28 nëntori, Shqipëria ime! Mbrojtësi Andi Lila: Gëzuar festën e pavarësisë! O sa mirë me qenë shqiptar! Arlind Ajeti: Shqiptarë kudo që jeni, urime festa e 28 nëntorit, dita e flamurit kombëtar! Nga Kazakistani, Azdren Llullaku: Urime Pavarësia! Shkodrani Bekim Bala: Gëzuar 105-vjetorin e Pavarësisë! Sokol Cikalleshi, kavajasi i Turqisë: Gëzuar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë! Etrit Berisha nga Seria A: Rrofsh përgjithmonë moj e bekuar! Nuk mungoi Eros Grezda: Urime 28 nëntorin! Ja dhe Ermir Lenjani: Gëzuar 105 vjet shteti shqiptar! Naser Aliji, që urojmë të gjejë skuadër shpejt: Urime 28 nëntori! Dita e Flamurit! Flamuri më i bukur në botë! Nga Rusia me dashuri, Odise Roshi: Gëzuar pavarësinë Shqipëria ime! Taulant Xhaka: Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, anembanë botës, ju uroj nga zemra, GËZUAR DITËN E FLAMURIT! Gjithmonë! Një urim nga trajneri i Shqipërisë U21, ish-sulmuesi kuqezi, Alban Bushi: Gëzuar 28 nëntorin 1443 dhe 1912! Ish-trajneri De Biazi: Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar! Shokëve iu bashkuan edhe shqiptarët që luajnë për Gjermaninë dhe Zvicrën,Mustafi, Xhaka dhe Xherdan Shaqiri: Gëzuar 105 vite pavarësi Shqipëri! /abcnews.al