Futbollistët kanë humbur formën në karantinë
“Vështirë ta rifitojnë për ndeshjet e tanishme”
Futbollistët e Superligës do të zbresin në fushat e stërvitjes më 18 Maj për të luajtur ndeshjen e parë më 3 Qershor, datë e dakordësuar nga të gjitha klubet.
Por pas dy muajsh pa stërvitje, si do të jetë e mundur të rikthehen lojtarët në formë të mirë për të përballuar 10 ndeshjet e mbetura të sezonit. Detyra kryesore është e përgatitësve atletikë.
Në momentin që futbolli u ndërpre në fillim të Marsit, futbollistët ishin në kulmin e aktivitetit të tyre fizik, rrjedhimisht edhe në formën më të mirë. Por a do të jetë e mundur të rikthehen në të njëjtën gjendje?
Për të ndihmuar trajnerët e skuadrave federata vendosi që për 10 ndeshjet e mbetura skuadrave t’u lejohet të bëjnë deri në 6 ndërrime nga 3 që lejoheshin në 90 minutat e një ndeshjeje.
Tv Klan